-
-
Bibla Shqiptare
-
-
3
|Lucas 19:3|
Ai kërkonte të shihte kush ishte Jezusi, por nuk mundte për shkak të turmës, sepse ishte i shkurtër nga shtati.
-
4
|Lucas 19:4|
Atëherë rendi përpara dhe u ngjit në një fik për ta parë, sepse ai duhet të kalonte andej.
-
5
|Lucas 19:5|
Dhe kur Jezusi arriti në atë vend, i çoi sytë, e pa dhe i tha: "Zake, zbrit shpejt poshtë, sepse sot duhet të rri në shtëpinë tënde'.
-
6
|Lucas 19:6|
Dhe ai zbriti me nxitim dhe e priti me gëzim.
-
7
|Lucas 19:7|
Kur panë këtë, të gjithë murmuritën, duke thënë: "Ai shkoi të rrijë në shtëpinë e një njeriu mëkatar'.
-
8
|Lucas 19:8|
Por Zakeu u çua dhe i tha Zotit: "Zot, unë po u jap të varfërve gjysmën e pasurisë sime dhe, po të kem marrë ndonjë gjë nga ndonjëri me mashtrim, do t´ia kthej katërfish'.
-
9
|Lucas 19:9|
Dhe Jezusi i tha: "Sot në këtë shtëpi ka hyrë shpëtimi, sepse edhe ky është bir i Abrahamit.
-
10
|Lucas 19:10|
Sepse Biri i njeriut erdhi të kërkojë dhe të shpëtojë atë që kishte humbur'.
-
11
|Lucas 19:11|
Dhe, ndërsa ata po i dëgjonin këto, Jezusi vazhdoi të tregojë një shëmbëlltyrë, sepse ai ishte afër Jeruzalemit dhe ata mendonin se mbretëria e Perëndisë do të shfaqej menjëherë.
-
12
|Lucas 19:12|
Tha, pra: "Një njeri fisnik shkoi në një vend të largët për të marrë në dorëzim një mbretëri e pastaj të kthehej.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10