-
-
Bibla Shqiptare
-
-
23
|Lucas 19:23|
përse nuk e vure paranë time në bankë që, kur të kthehem, ta marr bashkë me përqindje?".
-
24
|Lucas 19:24|
Pastaj u tha të pranishmëve: "Merrjani minën dhe ia jepni atij që ka dhjetë mina".
-
25
|Lucas 19:25|
Dhe ata i thanë: "Zot, po ai ka dhjetë mina".
-
26
|Lucas 19:26|
Unë po ju them se atij që ka, do t´i jepet; por atij që s´ka do t´i hiqet edhe ajo që ka.
-
27
|Lucas 19:27|
Veç kësaj, i sillni këtu armiqtë e mi, të cilët nuk donin që unë të mbretëroja mbi ta dhe i vritni përpara meje!"'.
-
28
|Lucas 19:28|
Mbasi tha këto gjëra, ai shkoi përpara duke u ngjitur në Jeruzalem.
-
29
|Lucas 19:29|
Dhe, si iu afrua Betfagës dhe Betanias, afër malit që quhet i Ullinjve, dërgoi dy nga dishepujt e vet,
-
30
|Lucas 19:30|
duke u thënë: "Shkoni në fshatin përballë dhe, kur të hyni, do të gjeni aty një kërriç të lidhur, mbi të cilin nuk ka hipur kurrë njeri; zgjidheni atë dhe ma sillni.
-
31
|Lucas 19:31|
Dhe nëse ndokush ju pyet: "Përse po e zgjidhni?", u thoni atyre kështu: "Zoti ka nevojë"'.
-
32
|Lucas 19:32|
Dhe ata që ishin dërguar shkuan dhe e gjetën ashtu siç u kishte thënë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10