-
-
Bibla Shqiptare
-
-
13
|Lucas 19:13|
Dhe, si i thirri dhjetë shërbëtorët e vet, u dha dhjetë mina dhe u tha atyre: "Tregtoni deri sa të kthehem".
-
14
|Lucas 19:14|
Por qytetarët e vet e urrenin dhe i dërguan pas një përfaqësi duke thënë: "Nuk duam që ky të mbretërojë përmbi ne".
-
15
|Lucas 19:15|
Dhe kur ai u kthye, pasi e mori në dorëzim mbretërinë, urdhëroi t´i thërresin ata shërbëtorët, të cilëve u kishte dhënë paratë për të marrë vesh sa kishte fituar secili duke tregtuar.
-
16
|Lucas 19:16|
Atëherë doli i pari dhe tha: "Zot, mina jote dha dhjetë mina të tjera";
-
17
|Lucas 19:17|
dhe ai tha: "Mirë, o shërbëtor i mirë, sepse ke qenë besnik në gjëra të vogëla, merr sundimin mbi dhjetë qytete".
-
18
|Lucas 19:18|
Pastaj erdhi i dyti duke thënë: "Zot, mina jote dha edhe pesë mina";
-
19
|Lucas 19:19|
dhe ai i tha edhe këtij: "Edhe ti ji sundimtar mbi pesë qytete".
-
20
|Lucas 19:20|
Atëherë erdhi një tjetër i cili tha: "Zot, ja mina jote që e ruajta në një shami,
-
21
|Lucas 19:21|
sepse kisha frikë nga ti, që je njeri i rreptë; ti merr atë që nuk ke vënë dhe korr atë që nuk ke mbjellë".
-
22
|Lucas 19:22|
Dhe zoti i tij i tha: "Do të të gjykoj nga vetë fjalët e tua, o shërbëtor i keq; ti e dije se jam njeri i rreptë, që marr atë që nuk kam vënë dhe korr atë që nuk kam mbjellë;
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 17-19