-
-
Bibla Shqiptare
-
-
33
|Lucas 19:33|
Dhe, ndërsa ata po e zgjidhnin kërriçin, të zotët e tij u thanë atyre: "Përse po e zgjidhni kërriçin?'.
-
34
|Lucas 19:34|
Dhe ata thanë: "Zoti ka nevojë'.
-
35
|Lucas 19:35|
Dhe e prunë, pra, te Jezusi dhe, mbasi i hidhnin rrobat e veta mbi kërriçin, e hipën Jezusin mbi të.
-
36
|Lucas 19:36|
Dhe, ndërsa ai ecte kështu përpara, ata shtronin rrobat e tyre në rrugë.
-
37
|Lucas 19:37|
Dhe kur ai iu afrua teposhtës së malit të Ullinjve, gjithë turma e dishepujve filloi me gëzim të lavdërojë Perëndinë me zë të lartë për të gjitha veprat e pushtetshme që kishin parë,
-
38
|Lucas 19:38|
duke thënë: "Bekuar qoftë Mbreti që po vjen në emër të Zotit; paqe në qiell dhe lavdi në vendet shumë të larta'.
-
39
|Lucas 19:39|
Dhe disa farisenj që ishin midis turmës i thanë: "Mësues, qorto dishepujt e tu!'.
-
40
|Lucas 19:40|
Dhe ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: "Unë po ju them se në se këta do të heshtnin, gurët do të bërtisnin'.
-
41
|Lucas 19:41|
Dhe kur ai po afrohej, e pa qytetin dhe qau mbi të,
-
42
|Lucas 19:42|
duke thënë: "Oh, sikur ti, pikërisht ti, të njihje të paktën në ditën tënde ato që janë te nevojshme për paqen tënde! Por tashti ato janë të fshehura për sytë e tu.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10