-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Levítico 1:11|
Do ta therë nga krahu verior i altarit, përpara Zotit; dhe priftërinjtë, bijtë e Aaronit, do të spërkasin gjakun e tij rreth e qark altarit.
-
12
|Levítico 1:12|
Pastaj do ta presë në copa bashkë me kokën dhe dhjamin e tij, dhe prifti do t´i vërë mbi drutë që ndodhen mbi zjarrin që është mbi altar;
-
13
|Levítico 1:13|
por do t´i lajë zorrët dhe këmbët me ujë, dhe prifti do të paraqesë çdo gjë dhe do ta tymosë mbi altar. Ky është një olokaust, një flijim i bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin.
-
14
|Levítico 1:14|
Në qoftë se ofrimi i tij për Zotin është një olokaust zogjsh, të sjellë turtuj ose pëllumba të rinj.
-
15
|Levítico 1:15|
Prifti do t´i paraqesë në altar, do t´u këpusë kokën, do t´i tymosë këto mbi altar, dhe gjaku i tij do të rrjedhë mbi një krah të altarit.
-
16
|Levítico 1:16|
Pastaj do t´u heqë gushën me gjithë puplat dhe do t´i hedhë pranë altarit, në drejtim të lindjes, në vendin e hirit.
-
17
|Levítico 1:17|
Do t´i thyejë pastaj duke i mbajtur nga krahët, por pa i ndarë në dy pjesë, dhe prifti do t´i tymosë mbi altar, mbi drutë e vëna mbi zjarr. Ky është një olokaust, një flijim i bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin".
-
1
|Levítico 2:1|
"Kur dikush i sjell si fli Zotit një blatim, oferta e tij të jetë nga maja e miellit; le të derdhë vaj mbi të dhe t´i vërë temjan sipër.
-
2
|Levítico 2:2|
Do t´ia çojë priftërinjve, bijve të Aaronit; prifti do të marrë prej saj një grusht majë mielli dhe vaji me gjithë temjanin dhe do ta tymosë mbi altar si kujtim. Éshtë një flijim i bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin.
-
3
|Levítico 2:3|
Ajo që mbetet nga blatimi do të jetë për Aaronin dhe bijtë e tij; është një gjë shumë e shenjtë e bërë me zjarr për Zotin.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Filipenses 1-4