-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
26
|Levítico 27:26|
Por asnjeri nuk mund t´i shenjtërojë pjelljet e para të bagëtisë, sepse si të parëlindur i përkasin Zotit; qoftë ka apo qengj, ai i takon Zotit.
-
27
|Levítico 27:27|
Në rast se është puna për një kafshë të papastër, do ta shpengojë simbas çmimit të caktuar nga vlerësimi yt, duke i shtuar një të pestën; në rast se nuk shpengohet, do të shitet me çmimin e caktuar simbas vlerësimit tënd.
-
28
|Levítico 27:28|
Megjithatë nuk do të mund të shitet a të shpengohet asgjë nga ato që i janë caktuar Zotit dhe që dikush ka caktuar për Zotin, midis tërë gjërave që i përkasin, qoftë një person, një kafshë o një copë toke nga pasuria e tij; çdo gjë e caktuar Perëndisë është një gjë shumë e shenjtë për Zotin.
-
29
|Levítico 27:29|
Asnjë person i caktuar të shfaroset nuk mund të shpengohet; ai duhet të vritet.
-
30
|Levítico 27:30|
Çdo e dhjetë e tokës, qoftë nga prodhimet e tokës, qoftë nga pemët e drurëve, i takon Zotit; është një gjë e shenjtëruar Zotit.
-
31
|Levítico 27:31|
Në se dikush do të shpengojë një pjesë të së dhjetës së vet, do t´i shtojë një të pestën.
-
32
|Levítico 27:32|
Dhe për të dhjetën e bagëtive të trasha dhe të imta, koka e dhjetë e të gjitha kafshëve që kalojnë nën shufrën do t´i shenjtërohet Zotit.
-
33
|Levítico 27:33|
Nuk do të bëjë dallim midis së mirës dhe të keqes, as do të bëjë këmbime; dhe po të këmbejë njërën me tjetrën, të dyja do të jenë gjë e shenjtë; nuk do të mund të shpengohen.
-
34
|Levítico 27:34|
Këto janë urdhërimet që Zoti i dha Moisiut për bijtë e Izraelit në malin Sinai.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Filipenses 1-4