- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									12
									 
									 
									|Levítico 26:12|
									Do të eci midis jush dhe do të jem Perëndia juaj, dhe ju do të jeni populli im.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Levítico 26:13|
									Unë jam Zoti, Perëndia juaj, që ju nxori nga vendi i Egjiptit, që të mos ishit më skllevërit e tij; e kam thyer zgjedhën tuaj dhe kam bërë që të ecni me kokën lart.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Levítico 26:14|
									Por në rast se nuk më dëgjoni dhe nuk zbatoni në praktikë të gjitha urdhërimet e mia,									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Levítico 26:15|
									në rast se përçmoni statutet e mia dhe shpirti juaj hedh poshtë dekretet e mia, duke mos zbatuar në praktikë të gjithë urdhërimet e mia, duke shkelur besëlidhjen time,									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Levítico 26:16|
									edhe unë do ta bëj këtë për ju: do të çoj kundër jush tmerrin, ligështimin dhe ethet, të cilët do të konsumojnë sytë tuaj dhe do ta bëj jetën tuaj të meket; dhe do ta mbillni kot farën tuaj, sepse do ta hanë armiqtë tuaj.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Levítico 26:17|
									Do ta kthej fytyrën time kundër jush dhe armiqtë tuaj do t´ju mundin; do të sundoheni prej atyre që ju urrejnë dhe do t´ua mbathni këmbëve pa qenë të ndjekur nga askush.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Levítico 26:18|
									Dhe në qoftë se edhe mbas kësaj nuk më dëgjoni, unë do t´ju dënoj shtatë herë më tepër për mëkatet tuaja.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Levítico 26:19|
									Do ta thyej kryelartësinë e forcës suaj, do ta bëj qiellin tuaj si hekur dhe tokën tuaj si bakër.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Levítico 26:20|
									Forca juaj do të konsumohet më kot, sepse toka juaj nuk do të japë më prodhimet e saj, dhe drurët e fushës nuk do të japin më frutat e tyre.									
									    
								 
- 
									
									21
									 
									 
									|Levítico 26:21|
									Dhe në rast se silleni si armiq të mi dhe nuk doni të më dëgjoni, unë do t´ju godas shtatë herë më tepër me plagë, simbas mëkateve tuaja.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15