-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
37
|Levítico 25:37|
Nuk do t´i japësh hua paratë e tua me kamatë, as do t´i japësh ushqimet e tua për të nxjerrë ndonjë përfitim.
-
38
|Levítico 25:38|
Unë jam Zoti, Perëndia juaj, që ju nxori nga vendi i Egjiptit që t´ju jap vendin e Kanaanit dhe që të jem Perëndia juaj.
-
39
|Levítico 25:39|
Në rast se vëllai yt që jeton pranë teje bëhet i varfër dhe shitet te ti, nuk do ta detyrosh të të shërbejë si skllav,
-
40
|Levítico 25:40|
por do të rrijë pranë teje si argat dhe si mik; do të të shërbejë deri në vitin e jubileut.
-
41
|Levítico 25:41|
Atëherë do të largohet prej teje, ai dhe bijtë e tij, dhe do të kthehet në familjen e tij; kështu do të rifitojë pronën e etërve të tij.
-
42
|Levítico 25:42|
Sepse ata janë shërbëtorët e mi, që unë i kam nxjerrë nga vendi i Egjiptit; nuk duhet, pra, të shiten si shiten skllevërit.
-
43
|Levítico 25:43|
Nuk do ta sundosh me ashpërsi, por të kesh frikë Perëndinë tënd.
-
44
|Levítico 25:44|
Sa për skllavin dhe skllaven që mund të kesh, do t´i marrësh nga kombet që ju rrethojnë; prej tyre do të blini skllavin dhe skllaven.
-
45
|Levítico 25:45|
Mund të blini gjithashtu skllevër ndër bijtë e të huajve që jetojnë midis jush dhe midis familjeve të tyre që gjenden midis jush dhe që kanë lindur në vendin tuaj; ata do të jenë pronë e juaj.
-
46
|Levítico 25:46|
Dhe mund t´ua lini si trashëgim bijve tuaj pas jush, si pronë e tyre; mund t´i shfrytëzoni si skllevër për gjithnjë; por, sa për vëllezërit tuaj, bijtë e Izraelit, askush nuk do të sundojë mbi tjetrin me ashpërsi.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Reyes 1-2