-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
16
|Levítico 27:16|
Në qoftë se dikush i shenjtëron Zotit një arë, pronë e tij, vlerësimi i saj do të bëhet në bazë të farës së nevojshme për të: pesëdhjetë sikla argjendi për një omer farë elbi.
-
17
|Levítico 27:17|
Në rast se e shenjtëron arën e tij nga viti i jubileut, çmimi do të mbetet ai i caktuar nga vlerësimi yt;
-
18
|Levítico 27:18|
por në rast se e shenjtëron arën e tij pas jubileut, prifti do të vlerësojë çmimin e saj duke llogaritur vitet që mbeten deri në jubile, duke pasur parasysh vlerësimin tënd.
-
19
|Levítico 27:19|
Dhe në qoftë se ai që ka shenjtëruar arën do ta shpengojë, duhet t´i shtojë një të pestën vlerësimit tënd dhe ajo do të mbetet e tij.
-
20
|Levítico 27:20|
Por në rast se nuk dëshiron ta shpengojë arën e tij ose ia ka shitur një tjetri, nuk do të mund ta shpengojë më;
-
21
|Levítico 27:21|
dhe ara, kur shpengohet në jubile, do të jetë e shenjtë për Zotin si një arë që i është caktuar Perëndisë, dhe do të bëhet pronë e priftit.
-
22
|Levítico 27:22|
Në rast se dikush i shenjtëron Zotit një arë të blerë prej tij dhe që nuk bën pjesë në pronën e tij,
-
23
|Levítico 27:23|
prifti do të caktojë vlerësimin e tij për të deri në vitin e jubileut, dhe ai person do të paguajë po atë ditë çmimin e caktuar, si një gjë të shenjtë për Zotin.
-
24
|Levítico 27:24|
Vitin e jubileut ara do t´i kthehet atij që i qe blerë dhe pasurisë së cilës ajo bënte pjesë.
-
25
|Levítico 27:25|
Të gjitha vlerësimet e tua do të bëhen në sikla të shenjtërores; një sikël vlen njëzet gere.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Filipenses 1-4