-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
17
|Levítico 25:17|
Asnjë nga ju të mos dëmtojë fqinjin e tij, por të keni frikë nga Perëndia juaj; sepse unë jam Zoti, Perëndia juaj.
-
18
|Levítico 25:18|
Ju do të vini në zbatim statutet e mia, do të respektoni dekretet e mia dhe do t´i zbatoni; kështu do të banoni të sigurt në vendin tuaj.
-
19
|Levítico 25:19|
Toka do të prodhojë frytet e saj dhe ju do t´i hani sa të ngopeni, dhe do të banoni të sigurt në të.
-
20
|Levítico 25:20|
Por në rast se thoni: "Çfarë do të hamë vitin e shtatë, po nuk mbollëm dhe nuk korrëm prodhimet tona?".
-
21
|Levítico 25:21|
Unë kam urdhëruar që bekimi im të vijë mbi ju vitin e gjashtë, dhe ai do t´ju japë një korrje që do të mjaftojë për tre vjet.
-
22
|Levítico 25:22|
Kështu vitin e tetë do të mbillni dhe do të hani nga korrja e vjetër deri në vitin e nëntë; do të hani nga korrja e vjetër deri sa të vijë e reja.
-
23
|Levítico 25:23|
Tokat nuk do të shiten për gjithnjë, sepse toka është imja; sepse ju jeni të huaj dhe qiramarrës tek unë.
-
24
|Levítico 25:24|
Prandaj në të gjithë vendin që keni pronë do të jepni të drejtën e shpengimit të tokës.
-
25
|Levítico 25:25|
Në qoftë se yt vëlla bëhet i varfër dhe shet një pjesë të pronës së tij, ai që ka të drejtën e shpengimit, i afërti i tij më i ngushtë, do të vijë dhe do të shpengojë atë që vëllai i tij ka shitur.
-
26
|Levítico 25:26|
Dhe në qoftë se dikush nuk ka njeri që të mund ta shpengojë pronën e tij, por arrin të gjejë vetë shumën e nevojshme për shpengimin,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Reyes 13-14