- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									5
									 
									 
									|Nehemías 5:5|
									Ndonëse mishi ynë është si mishi i vëllezërve tanë dhe bijtë tanë janë si bijtë e tyre, në realitet jemi të detyruar t´i kthejmë në skllevër bijtë tanë dhe bijat tona; disa nga bijat tona janë katandisur  që tani në skllavëri dhe nuk kemi asnjë  mundësi t´i shpengojmë, sepse arat tona dhe vreshtat tona janë në dorë të të tjerëve".									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Nehemías 5:6|
									Kur dëgjova ankimet e tyre dhe këto fjalë, u indinjova shumë.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Nehemías 5:7|
									Mbasi u mendova mirë për këtë gjë, qortova parinë dhe gjyqtarët dhe u thashë atyre: "Secili prej jush kërkon një kamatë prej fajdexhiu nga vëllai i vet". Kështu mblodha kundër tyre një asamble të madhe									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Nehemías 5:8|
									dhe u thashë: "Simbas mundësive tona ne kemi shpenguar vëllezërit tanë Judej që u ishin shitur kombeve; por tani a do t´i shisnit vëllezërit tuaj, apo duhet që ata të na shiten neve?". Atëherë ata  heshtën me qenë se nuk gjenin fjalë për të  thënë.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Nehemías 5:9|
									Dhe unë shtova: "Ajo që po bëni nuk është e mirë. A nuk duhet përkundrazi të ecni duke pasur frikë nga Perëndia ynë për të shmangur dëmin nga kombet që i kemi armiq?									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Nehemías 5:10|
									Edhe unë, vëllezërit e mi dhe shërbëtorët e mi u kemi dhënë hua para dhe grurë. Ju lutem, të mos kërkojmë më kamatë për këtë!									
									    
								 
- 
									
									11
									 
									 
									|Nehemías 5:11|
									Ua ktheni që sot arat e tyre, vreshtat e tyre, ullishtat e tyre dhe shtëpitë e tyre, dhe të njëqindtën pjesë të parave, të grurit, të verës dhe të vajit që u keni kërkuar".									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Nehemías 5:12|
									Ata u përgjigjën: "Do t´i kthejmë dhe nuk do të kërkojmë më asgjë prej tyre; do të veprojmë ashtu si thua ti". Atëherë thirra priftërinjtë dhe i vura të betohen përpara atyre se do të vepronin sipas këtij premtimi.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Nehemías 5:13|
									Shkunda pastaj palën e rrobave të mia dhe thashë: "Kështu Perëndia ta shkundë nga shtëpia e tij dhe nga pasuria e tij cilindo që nuk do ta mbajë këtë premtim! Kështu të shkundet dhe të zbrazet ai  nga të gjitha!". Atëherë tërë asambleja tha:  "Amen!", dhe lavdëruan Zotin. Populli veproi sipas atij premtimi.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Nehemías 5:14|
									Përveç kësaj qysh prej ditës që u caktova të jem qeveritar i tyre në vendin e Judës, nga viti i njëzetë deri në vitin e tridhjetedytë të mbretit Artakserks, gjatë dymbëdhjetë vjetëve, unë dhe vëllezërit									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18