- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									6
									 
									 
									|Nehemías 6:6|
									në të cilën ishte shkruar: "Éshtë përhapur fjala midis kombeve, dhe Gashmu e pohon këtë, që ti dhe Judejtë po kurdisni një rebelim; prandaj, sipas këtyre zërave, ti po rindërton muret, për t´u bërë mbreti i tyre,									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Nehemías 6:7|
									dhe ke caktuar madje profetë për të bërë shpalljen tënde në Jeruzalem, duke thënë: "Ka një mbret në Judë!". Tani, këto gjëra do t´i njoftohen mbretit. Prandaj eja dhe të këshillohemi bashkë".									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Nehemías 6:8|
									Por unë i çova për të thënë: "Punët nuk janë ashtu si thua ti, por ti i shpik në mendjen tënde".									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Nehemías 6:9|
									Tërë këta njerëz në fakt donin të na trembnin dhe thonin: "Duart e tyre do ta lënë punën që do të mbetet e papërfunduar". Prandaj tani, o Perëndi, forco duart e mia!									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Nehemías 6:10|
									Atëherë unë shkova në shtëpinë e Shemajahut, birit të Delajahut, që ishte bir i Mehetabeelit, që ishte mbyllur aty brenda; ai më tha: "Takohemi bashkë në shtëpinë e Perëndisë, brenda tempullit, dhe									
									    
								 
- 
									
									11
									 
									 
									|Nehemías 6:11|
									Por unë u përgjigja: "A mundet një njeri si unë të marrë arratinë? A mundet një njeri si unë të hyjë në tempull për të shpëtuar jetën? Jo, unë nuk do të hyj".									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Nehemías 6:12|
									Kuptova pastaj që Perëndia nuk e kishte dërguar, por kishte shqiptuar atë profeci kundër meje, sepse Tobiahu dhe Sanbalati e kishin paguar.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Nehemías 6:13|
									Ishte paguar pikërisht për këtë: për të më trembur dhe për të më shtyrë të veproj në atë mënyrë dhe të mëkatoj, dhe kështu të më dilte një nam i keq dhe të mbulohesha me turp.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Nehemías 6:14|
									O Perëndia im, kujtoje Tobiahun dhe Sanbalatin, për këto vepra të tyre, si edhe profeteshën Noadiah dhe profetët e tjerë që kanë kërkuar të më trembin!									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Nehemías 6:15|
									Muret u përfunduan ditën e njëzetepestë të muajit Elul, brenda pesëdhjetë e dy ditëve.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18