-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Números 27:1|
Pastaj u afruan bijat e Tselofehadit, birit të Heferit, bir i Galaadit, bir i Makirit, bir i Manasit, i familjeve të Manasit, birit të Jozefit; dhe këto janë emrat e bijave: Mahlah, Noah, Hoglah, Milkah dhe Thirtsah,
-
2
|Números 27:2|
dhe ato u paraqitën para Moisiut, para priftit Eleazar, prijësve dhe tërë asamblesë në hyrje të çadrës së mbledhjes dhe thanë:
-
3
|Números 27:3|
"Ati ynë vdiq në shkretëtirë, por nuk bënte pjesë në grupin e atyre që u mblodhën kundër Zotit, në grupin e Koreut, por vdiq për shkak të mëkatit të tij pa patur bij.
-
4
|Números 27:4|
Pse duhet të humbasë emri i atit tonë në mes të familjes së tij nga që nuk pati bij? Na jep, pra, një pronë në mes të vëllezërve të atit tonë".
-
5
|Números 27:5|
Atëherë Moisiu e shtroi rastin e tyre para Zotit.
-
6
|Números 27:6|
Dhe Zoti i foli Moisiut duke i thënë:
-
7
|Números 27:7|
"Bijat e Tselofehadit kanë hak. Po, do t´u japësh atyre si trashëgimi një pronë midis vëllezërve të atit të tyre dhe do t´u kalosh atyre trashëgiminë e atit të tyre.
-
8
|Números 27:8|
Do t´u flasësh gjithashtu bijve të Izraelit dhe do t´u thuash: "Kur një njeri vdes pa lënë ndonjë bir, trashëgiminë e tij do t´ia kaloni bijës së tij.
-
9
|Números 27:9|
Në qoftë se nuk ka asnjë bijë, trashëgiminë e tij do t´ua jepni vëllezërve të tij.
-
10
|Números 27:10|
Në rast se nuk ka vëllezër, trashëgiminë e tij do t´ua jepni vëllezërve të atit të tij.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Pedro 1-5