-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Números 27:11|
Dhe në rast se ai nuk ka asnjë vëlla, trashëgiminë e tij do t´ia jepni fisit më të afërt të familjes së tij; dhe ai do ta zotërojë". Kjo do të jetë për bijtë e Izraelit një formë e së drejtës, ashtu si e ka urdhëruar Zoti Moisiun.
-
12
|Números 27:12|
Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Ngjitu mbi malin e Abarimit dhe sodit vendin që unë po ju jap bijve të Izraelit.
-
13
|Números 27:13|
Mbasi ta kesh parë, edhe ti do të bashkohesh me popullin tënd, ashtu siç u bashkua Aaroni, vëllai yt,
-
14
|Números 27:14|
sepse ngritët krye kundër urdhrit tim në shkretëtirën e Tsinit kur asambleja kundërshtoi, dhe nuk më shenjtëruat në ujërat para syve të tyre". (Këto janë ujërat e Meribës në Kadesh, në shkretëtirën e Sinit).
-
15
|Números 27:15|
Pastaj Moisiu i foli Zotit, duke i thënë:
-
16
|Números 27:16|
"Zoti, Perëndia i frymëve të çdo mishi, le të caktojë mbi këtë asamble një njeri
-
17
|Números 27:17|
që të hyjë dhe të dalë para tyre, dhe t´i bëjë të hyjnë e të dalin, në mënyrë që asambleja e Zotit të mos jetë si një kope pa bari".
-
18
|Números 27:18|
Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Merr Jozueun, djalin e Nunit, njeriun brenda të cilit është Fryma, dhe vërë dorën tënde mbi të;
-
19
|Números 27:19|
pastaj do ta paraqitësh para priftit Eleazar dhe para tërë asamblesë dhe do t´i japësh disa urdhra në prani të tyre,
-
20
|Números 27:20|
dhe do ta bësh pjesëmarrës të autoritetit tënd me qëllim që tërë asambleja e bijve të Izraelit t´i bindet.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Pedro 1-5