- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Números 4:11|
									Do të shtrijnë mbi altarin prej ari një pëlhurë ngjyrë vjollce dhe mbi të një mbulesë prej lëkure të baldosës dhe do të futin në të shtizat.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Números 4:12|
									Pastaj do të marrin të gjitha veglat e shërbimit që përdoren në shenjtëroren, do t´i fusin në një cohë ngjyrë vjollce, do t´i mbështjellin me një mbulesë prej lëkure të baldosës dhe do t´i vendosin mbi një bartinë.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Números 4:13|
									Pastaj do të heqin hirin nga altari dhe do të shtrijnë mbi të një cohë të kuqe;									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Números 4:14|
									mbi të do të vendosen të gjitha veglat që përdoren për shërbimin e tij, mangallet, mashat, lopatëzat, legenat, të gjitha veglat e altarit; do të shtrijnë mbi të një mbulesë prej lëkure të baldosës dhe do të futin në të shtizat.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Números 4:15|
									Pasi që Aaroni dhe bijtë e tij të kenë mbaruar së mbuluari shenjtëroren dhe tërë orenditë e saj, kur kampi është bërë gati të niset, bijtë e Kehathit do të vijnë për t´i mbartur, por ata nuk do të  prekin gjërat e shenjta, që të mos vdesin.  Këto janë gjërat nga çadra e mbledhjes të cilat bijtë e Kehathit duhet të trasportojnë.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Números 4:16|
									Eleazari, bir i priftit Aaron, do të ngarkohet me vajin e shandanit, me temjanin aromatik, me ofertën e përjetshme të ushqimit dhe të vajit të vajosjes; ai do të ngarkohet edhe me tërë tabernakullin  dhe tërë gjërat që përmban ai, me shenjtëroren  dhe pajisjet e saj".									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Números 4:17|
									Pastaj Zoti u foli Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Números 4:18|
									"Kini kujdes që klani i familjeve të Kehathitëve të mos shfaroset në mes të Levitëve;									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Números 4:19|
									bëni, pra, këtë për ta, me qëllim që ata të jetojnë dhe të mos vdesin kur u afrohen gjërave shumë të shenjta: Aaroni dhe bijtë e tij do të hyjnë dhe do t´i caktojnë secilit shërbimin e tij dhe detyrën e tij.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Números 4:20|
									Por ata nuk do të hyjnë për të parë në kohën kur gjërat e shenjta po mbulohen, që të mos vdesin".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15