- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Números 4:21|
									Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Números 4:22|
									"Numëro edhe bijtë e Gershonit, në bazë të shtëpive të etërve të tyre dhe të familjeve të tyre.									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Números 4:23|
									Do ta bësh regjistrimin nga mosha tridhjetë vjeç e lart, deri në moshën pesëdhjetë vjeç të të gjithë atyre që hyjnë për të bërë shërbimin, për të punuar në çadrën e mbledhjes.									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Números 4:24|
									Kjo është detyra e familjeve të Gershonitëve, shërbimi që duhet të kryejnë dhe gjërat që duhet të sjellin:									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Números 4:25|
									do të bartin pëlhurat e tabernakullit dhe çadrën e mbledhjes, mbulesën e saj, mbulesën prej lëkure të baldosës që është sipër dhe perden në hyrje të çadrës së mbledhjes,									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Números 4:26|
									perdet e oborrit me perden për hyrjen në oborr, perdet që janë rreth tabernakullit dhe altarit, litarët e tyre dhe të gjitha veglat e caktuara për shërbimin e tyre; ç´të jetë e nevojshme të bëhet ata do ta bëjnë.									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Números 4:27|
									Tërë shërbimi i bijve të Gershonitëve, të gjitha gjërat që duhet të bartin dhe të gjitha gjërat që duhet të kryejnë, do të bëhen me urdhër të Aaronit dhe të bijve të tij; ju do t´u ngarkoni atyre  përgjegjësinë për tërë gjërat që duhet të  bartin.									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Números 4:28|
									Ky është shërbimi i familjeve të Gershonitëve në çadrën e mbledhjes; dhe detyrat e tyre do t´i kryejnë nën urdhrat e Ithamarit, birit të priftit Aaron.									
									    
								 
- 
									
									29
									 
									 
									|Números 4:29|
									Do të bësh regjistrimin e bijve të Merarit në bazë të familjeve të tyre dhe të shtëpive të etërve të tyre;									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|Números 4:30|
									do të bësh regjistrimin nga mosha tridhjetë vjeç e lart, deri në moshën pesëdhjetë vjeç të të gjithë atyre që hyjnë në çadrën e mbledhjes për të kryer shërbime.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15