-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
12
|Números 4:12|
Pastaj do të marrin të gjitha veglat e shërbimit që përdoren në shenjtëroren, do t´i fusin në një cohë ngjyrë vjollce, do t´i mbështjellin me një mbulesë prej lëkure të baldosës dhe do t´i vendosin mbi një bartinë.
-
13
|Números 4:13|
Pastaj do të heqin hirin nga altari dhe do të shtrijnë mbi të një cohë të kuqe;
-
14
|Números 4:14|
mbi të do të vendosen të gjitha veglat që përdoren për shërbimin e tij, mangallet, mashat, lopatëzat, legenat, të gjitha veglat e altarit; do të shtrijnë mbi të një mbulesë prej lëkure të baldosës dhe do të futin në të shtizat.
-
15
|Números 4:15|
Pasi që Aaroni dhe bijtë e tij të kenë mbaruar së mbuluari shenjtëroren dhe tërë orenditë e saj, kur kampi është bërë gati të niset, bijtë e Kehathit do të vijnë për t´i mbartur, por ata nuk do të prekin gjërat e shenjta, që të mos vdesin. Këto janë gjërat nga çadra e mbledhjes të cilat bijtë e Kehathit duhet të trasportojnë.
-
16
|Números 4:16|
Eleazari, bir i priftit Aaron, do të ngarkohet me vajin e shandanit, me temjanin aromatik, me ofertën e përjetshme të ushqimit dhe të vajit të vajosjes; ai do të ngarkohet edhe me tërë tabernakullin dhe tërë gjërat që përmban ai, me shenjtëroren dhe pajisjet e saj".
-
17
|Números 4:17|
Pastaj Zoti u foli Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:
-
18
|Números 4:18|
"Kini kujdes që klani i familjeve të Kehathitëve të mos shfaroset në mes të Levitëve;
-
19
|Números 4:19|
bëni, pra, këtë për ta, me qëllim që ata të jetojnë dhe të mos vdesin kur u afrohen gjërave shumë të shenjta: Aaroni dhe bijtë e tij do të hyjnë dhe do t´i caktojnë secilit shërbimin e tij dhe detyrën e tij.
-
20
|Números 4:20|
Por ata nuk do të hyjnë për të parë në kohën kur gjërat e shenjta po mbulohen, që të mos vdesin".
-
21
|Números 4:21|
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Josué 5-8