-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
37
|Números 14:37|
ata njerëz, që kishin përpiluar raportin e keq për vendin, vdiqën nga një plagë përpara Zotit.
-
38
|Números 14:38|
Por Jozueu, bir i Nunit, dhe Kalebi, bir i Jefunehut, mbetën të gjallë midis gjithë atyre që kishin shkuar të vëzhgonin vendin.
-
39
|Números 14:39|
Atëherë Moisiu u njoftoi këto fjalë tërë bijve të Izraelit, dhe populli ndjeu një dhimbje të thellë.
-
40
|Números 14:40|
U ngritën herët në mëngjes dhe u ngjitën në majë të malit, duke thënë: "Ja ku jemi; ne do të ngjitemi në vendin për të cilin na foli Zoti, sepse kemi mëkatuar".
-
41
|Números 14:41|
Por Moisiu tha: "Pse e shkelni urdhrin e Zotit? Nuk ka për t´ju dalë mbarë.
-
42
|Números 14:42|
Mos u ngjitni, sepse do t´ju mundin armiqtë tuaj, Zoti nuk është në mes jush.
-
43
|Números 14:43|
Para jush në fakt ndodhen Amalekitët dhe Kananejtë, dhe ju do të rrëzoheni nga shpatat e tyre; sepse jeni larguar nga rruga e Zotit, Zoti nuk do të jetë me ju".
-
44
|Números 14:44|
Me gjithë atë ata patën guximin të ngjiten në majë të malit; por arka e besëlidhjes së Zotit dhe Moisiu nuk lëvizën nga mesi i kampit.
-
45
|Números 14:45|
Atëherë Amalekitët dhe Kananejtë, që banonin mbi këtë mal, zbritën poshtë, i thyen dhe i vunë përpara deri në Hormah.
-
1
|Números 15:1|
Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 20-21