-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
15
|Números 21:15|
dhe tatëpjeta e luginave që shkon deri në banesat e Arit dhe që mbështetet në kufirin e Moabit".
-
16
|Números 21:16|
Dhe që këtej shkuan në Beer, që është pusi për të cilin Zoti i pat thënë Moisiut: "Mblidhe popullin dhe unë do t´i jap ujë".
-
17
|Números 21:17|
Atëherë Izraeli këndoi këtë himn: "Buro o pus! I këndoni atij!
-
18
|Números 21:18|
Pusit, ujin e të cilit princët e kanë kërkuar dhe fisnikët e popullit e kanë gërmuar, duke u mbështetur në fjalën e ligjvënësve, me bastunët e tyre". Pastaj nga shkretëtira shkuan në Matanah;
-
19
|Números 21:19|
nga Matanahu në Nahaniel; dhe nga Nahanieli në Bamoth,
-
20
|Números 21:20|
dhe nga Bamothi në luginën që ndodhet në fushën e Moabit, në drejtim të lartësisë së Pisgahut që sundon shkretëtirën.
-
21
|Números 21:21|
Pastaj Izraeli dërgoi lajmëtarë të tij te Sihoni, mbret i Amorejve, për t´i thënë:
-
22
|Números 21:22|
"Na lejoni të kalojmë nëpër vendin tënd; ne nuk do të hyjmë nëpër arat ose nëpër vreshtat, nuk do pimë ujin e puseve; do të ndjekim rrugën Mbretërore deri sa t´i kalojmë kufijtë e tu".
-
23
|Números 21:23|
Por Sihoni nuk e lejoi Izraelin të kalonte nëpër territorin e tij; për më tepër Sihoni mblodhi njerëzit e tij dhe doli kundër Izraelit në shkretëtirë; arriti në Jahats dhe luftoi kundër Izraelit.
-
24
|Números 21:24|
Izraeli e mundi, duke e kaluar në majën e shpatës, dhe pushtoi vendin e tij nga Arnoni deri në Jakob, deri në kufijtë e bijve të Amonit, sepse kufiri i bijve të Amonit ishte i fortë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Juan 1-5