-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
29
|Números 23:29|
Dhe Balaami i tha Balakut: "Më ndërto këtu shtatë altarë dhe më përgatit këtu shtatë dema të vegjël dhe shtatë desh".
-
30
|Números 23:30|
Dhe Balaku bëri ashtu siç i kishte thënë Balaami, dhe ofroi një dem të vogël dhe një dash mbi çdo altar.
-
1
|Números 24:1|
Kur Balaami u bind se në sytë e Zotit ishte një gjë e mirë të bekoje Izraelin, nuk përdori si herët e tjera magjinë, por ktheu fytyrën nga shkretëtira.
-
2
|Números 24:2|
Dhe, me sytë e ngritur, Balaami pa Izraelin që kishte fushuar sipas fiseve, dhe Fryma e Perëndisë e mbuloi atë.
-
3
|Números 24:3|
Atëherë shqiptoi orakullin e tij dhe tha: "Kështu thotë Balaami, bir i Beorit, kështu thotë njeriu, sytë e të cilit janë hapur,
-
4
|Números 24:4|
kështu thotë ai që dëgjon fjalët e Perëndisë, ai që kundron vizionin e të Plotfuqishmit, ai që rrëzohet, por syçelë:
-
5
|Números 24:5|
"Sa të bukura janë çadrat e tua, o Jakob, banesat e tua o Izrael!
-
6
|Números 24:6|
Ato shtrihen si lugina, si kopshte gjatë një lumi, si aloe që Zoti ka mbjellë, si kedra pranë ujërave.
-
7
|Números 24:7|
Do të derdhë ujë nga kovat e tij, pasardhësit e tij do të banojnë pranë ujërave të shumta, mbreti i tij do të ngrihet më lart se Agagu dhe mbretëria e tij do të lartësohet.
-
8
|Números 24:8|
Perëndia, që e nxori nga Egjipti, është për të si brirët e fuqishëm të buallit. Ai do të gëlltisë kombet armike për të, do të coptojë kockat e tyre dhe do t´i shpojë tej për tej me shigjetat e tij.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Pedro 1-3