-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
46
|Números 26:46|
Bija e Asherit quhej Serah.
-
47
|Números 26:47|
Këto janë familjet e bijve të Asherit në bazë të regjistrimit: pesëdhjetë e tre mijë e katërqind.
-
48
|Números 26:48|
Bijtë e Neftalit simbas familjeve të tyre qenë: nga Jahtseeli, familja e Jahtseelitëve; nga Guni, familja e Gunitëve;
-
49
|Números 26:49|
nga Jetseri, familja e Jetseritëve; nga Shilemi, familja e Shilemitëve.
-
50
|Números 26:50|
Këto janë familjet e Neftalit simbas familjeve të tyre. Ata që u regjistruan qenë dyzet e pesë mijë e katërqind.
-
51
|Números 26:51|
Ata që u regjistruan nga bijtë e Izraelit qenë: gjashtëqind e një mijë e shtatëqind e tridhjetë veta.
-
52
|Números 26:52|
Atëherë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
-
53
|Números 26:53|
"Vendi do të ndahet midis tyre si trashëgimi, simbas numrit të personave.
-
54
|Números 26:54|
Atyre që janë më të shumtë do t´u japësh në trashëgimi një pjesë më të madhe; atyre që janë në numër më të vogël do t´u japësh një pjesë më të vogël; secili do të marrë pjesën e tij në bazë të regjistrimit.
-
55
|Números 26:55|
Por ndarja e vendit do të bëhet me short; ata do të marrin trashëgiminë e tyre në bazë të emrave të fiseve atërore.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Pedro 1-3