-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
8
|Números 28:8|
Qengjin tjetër do ta ofrosh në të ngrysur; do ta ofrosh si blatimin e ushqimit të mëngjesit dhe libacionin; është një flijim i bërë me zjarr, me erë të këndshme për Zotin.
-
9
|Números 28:9|
Ditën e shtunë do të ofroni dy qengja motakë, pa të meta dhe, si blatim i ushqimit, dy të dhjeta majë mielli të përziera me vaj bashkë me libacionin.
-
10
|Números 28:10|
Éshtë olokausti i së shtunës, për çdo të shtunë, përveç olokaustit të përjetshëm dhe libacionit.
-
11
|Números 28:11|
Në fillim të muajve tuaj do t´i ofroni si olokaust Zotit dy dema të vegjël, një dash, shtatë qengja motakë pa të meta
-
12
|Números 28:12|
dhe tre të dhjeta majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit për çdo dem të vogël, dy të dhjeta lule mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit për dashin,
-
13
|Números 28:13|
dhe një të dhjetë majë mielli të përzier me vaj si blatim i ushqimit për çdo qengj. Éshtë një olokaust me erë të këndshme, një flijim i bërë me zjarr për Zotin.
-
14
|Números 28:14|
Libacionet do të jenë gjysmë hin vere për çdo dem të vogël, një e treta e hinit për çdo dash dhe një e katërta e hinit për çdo qengj. Ky është olokausti i çdo muaji, për të gjithë muajt e vitit.
-
15
|Números 28:15|
Dhe do t´i ofrohet Zotit një kec si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm dhe libacionit.
-
16
|Números 28:16|
Ditën e katërmbëdhjetë të muajit të parë do të jetë Pashka për nder të Zotit.
-
17
|Números 28:17|
Dhe ditën e pesëmbëdhjetë të atij muaji do të jetë festë. Shtatë ditë me radhë do të hahet bukë e ndorme.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Pedro 1-3