-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Oseas 13:11|
Të kam dhënë një mbret në zemërimin tim dhe ta mora përsëri në tërbimin tim.
-
12
|Oseas 13:12|
Paudhësia e Efraimit është mbyllur në vend të të sigurt, mëkati i tij mbahet i fshehur.
-
13
|Oseas 13:13|
Dhembje grash që lindin do të vinë mbi të. Éshtë një bir pa mend, sepse nuk duhet të qëndrojë gjatë në vendin ku dalin fëmijët.
-
14
|Oseas 13:14|
Unë do t´i shpengoj nga pushteti i Sheolit, do t´i shpëtoj nga vdekja. O vdekje, unë do të jem murtaja jote. O Sheol, unë do të jem shkatërrimi yt. Pendimi është fshehur nga sytë e mi.
-
15
|Oseas 13:15|
Edhe në rast se është frytdhënës midis vëllezërve të tij, do të vijë nga shkretëtira era e lindjes, do të ngrihet nga shkretëtira era e Zotit, atëherë burimi i tij do të thahet, gurra e tij do të shterojë. Ai do të plaçkitë thesarin e çdo ene të çmuar.
-
16
|Oseas 13:16|
Samaria do të shkretohet, sepse ka ngritur krye kundër Perëndisë të saj. Do të bien nga shpata; fëmijët e tyre do të bëhen copë-copë dhe grave të tyre me barrë do t´u çajnë barkun".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 9-11