-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Oseas 2:11|
Gjithashtu do t´u jap fund gëzimeve të saj, festave të saj, hënave të reja të saj, të shtunave të saj dhe gjithë solemniteteve të saj.
-
12
|Oseas 2:12|
Do të shkatërroj pastaj vreshtat e saj dhe fiqtë e saj për të cilët ajo thoshte: "Këto janë dhuratat që më kanë dhënë dashnorët e mi". Kështu do t´i katandis në një shkurrnajë dhe kafshët e fushave do t´i hanë.
-
13
|Oseas 2:13|
Do ta dënoj pastaj për ditët e Baalit, kur u digjte atyre temjan, kur zbukurohej me vathë dhe me xhevahire dhe u shkonte pas dashnorëve të saj, por më harronte mua", thotë Zoti.
-
14
|Oseas 2:14|
"Prandaj, ja, unë do ta tërheq pas meje, do ta çoj në shkretëtirë dhe do t´i flas zemrës së saj.
-
15
|Oseas 2:15|
Atëherë do t´i jap vreshtat e saj dhe luginën e Akorit si portë e shpresës; atje ajo do të këndojë si në ditët e rinisë së saj, ashtu si veproi kur dolin nga vendi i Egjiptit.
-
16
|Oseas 2:16|
Atë ditë do të ndodhë, thotë Zoti, që ti do të më quash: "Burri im", dhe nuk do të më quash më: "Baali im".
-
17
|Oseas 2:17|
Do të heq nga goja e saj emrat e Baalëve dhe nuk do t´i kujtojnë më emrat e tyre.
-
18
|Oseas 2:18|
Atë ditë do të bëj për ta një besëlidhje me kafshët e fushave, me shpendët e qiellit dhe me rrëshqanorët e tokës. Do të thyej harkun, shpatën dhe luftën duke i eliminuar nga toka dhe do të bëj të prehen të qetë.
-
19
|Oseas 2:19|
Do të fejohesh me mua përjetë; do të fejohesh me mua në drejtësi, në paanshmëri, në mirësi dhe në dhembshuri.
-
20
|Oseas 2:20|
Do të fejohesh me mua në besnikëri, dhe ti do të njohësh Zotin.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7