-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Oseas 4:11|
Prostitucioni, vera dhe mushti të lënë pa mend.
-
12
|Oseas 4:12|
Populli im konsulton idhujt e tij prej druri dhe shkopi i tij i jep udhëzime, sepse fryma e prostitucionit i devijon, dhe ata kurvërohen, duke u shmangur nga Perëndia e tyre.
-
13
|Oseas 4:13|
Ata bëjnë flijime mbi majat e maleve, djegin temjan ndër kodra, nën lisin, plepin dhe bafrën, sepse hija e tyre është e këndshme. Prandaj bijat tuaja kurvërohen dhe nuset e bijve tuaj shkelin kurorën.
-
14
|Oseas 4:14|
Nuk do t´i dënoj bijat tuaja në se kurvërohen, as nuset e bijve tuaj në se shkelin kurorën, sepse ata vetë veçohen me prostitutat dhe ofrojnë flijime bashkë me prostitutat e tempujve; prandaj njerëzia që nuk ka mend do të vdesë.
-
15
|Oseas 4:15|
Në qoftë se ti, Izrael, kurvërohesh, Juda nuk ka faj. Mos shkoni në Gilgal, mos u ngjitni në Beth-aven dhe mos u betoni duke thënë: "Ashtu si Zoti rron".
-
16
|Oseas 4:16|
Sepse Izraeli është kokëfortë si një mëshqerrë kryeneçe, tani Zoti do ta kullotë si një qengj në një vend të hapur.
-
17
|Oseas 4:17|
Efraimi u bashkua me idhujt, lëre të veprojë.
-
18
|Oseas 4:18|
Edhe kur qejfet e tyre kanë mbaruar, kryejnë vazhdimisht kurvërime; krerët e tyre e duan shumë turpin.
-
19
|Oseas 4:19|
Era i ka lidhur në krahët e vet dhe atyre do t´u vijë turp për flijimet e tyre".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13