-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Oseas 7:11|
Efraimi është një pëllumbeshë budallaçkë, pa mend; ata thërresin Egjiptin, shkojnë në Asiri.
-
12
|Oseas 7:12|
Ndërsa shkojnë, do të shtrij mbi ta rrjetën time dhe do t´i bëj që të rrëzohen si zogjtë e qiellit; do t´i ndëshkoj, siç u paralajmërua në asamblenë e tyre.
-
13
|Oseas 7:13|
Mjerë ata, sepse janë larguar prej meje! Shkatërrim për ta, sepse janë rebeluar kundër meje! Unë do të doja t´i shpengoja, por ata thonë gënjeshtra kundër meje.
-
14
|Oseas 7:14|
Ata nuk më thërresin me zemrën e tyre, por ankohen në shtratin e tyre. Mblidhen bashkë për grurin dhe verën dhe rebelohen kundër meje.
-
15
|Oseas 7:15|
Megjithëse i kam dënuar dhe kam përforcuar krahët e tyre, ata thurin të keqen kundër meje.
-
16
|Oseas 7:16|
Ata kthehen, por jo te Shumë i Larti; janë si një hark që gabon; krerët e tyre do të bien nga shpata për shkak të tërbimit të gjuhës së tyre; kjo do t´i bëjë qesharakë në vendin e Egjiptit".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 15-16