-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Romanos 10:11|
sepse Shkrimi thotë: "Kushdo që beson në të, nuk do të turpërohet'.
-
12
|Romanos 10:12|
Sepse nuk ka dallim në mes Judeut dhe Grekut, sepse një i vetëm është Perëndia i të gjithëve, i pasur ndaj të gjithë atyre që e thërrasin.
-
13
|Romanos 10:13|
Në fakt: "Kushdo që do ta thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet'.
-
14
|Romanos 10:14|
Si do ta thërrasin, pra, atë, të cilit nuk i besuan? Dhe si do të besojnë tek ai për të cilin nuk kanë dëgjuar? Dhe si do të dëgjojnë, kur s´ka kush predikon?
-
15
|Romanos 10:15|
Dhe si do të predikojnë pa qenë dërguar? Siç është shkruar: "Sa të bukura janë këmbët e atyre që shpallin paqen, që shpallin lajme të mira!'.
-
16
|Romanos 10:16|
Por jo të gjithë iu bindën ungjillit, sepse Isaia thotë: "O Perëndi, kush i besoi predikimit tonë?'.
-
17
|Romanos 10:17|
Besimi, pra, vjen nga dëgjimi, dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë.
-
18
|Romanos 10:18|
Por unë them: Mos nuk dëgjuan? Madje, "Zëri i tyre mori mbarë dheun dhe fjalët e tyre shkuan deri në skajet më të largëta të tokës'.
-
19
|Romanos 10:19|
Por unë them: "Mos nuk e kuptoi Izraeli? Moisiu tha i pari: "Unë do t´ju shtie në xhelozi me një komb që s´është fare komb; do t´ju bëj të zemëroheni me anë të një kombi të marrë'.
-
20
|Romanos 10:20|
Dhe Isaia me guxim thotë: "Unë u gjeta nga ata që nuk më kërkonin, unë iu shfaqa atyre që nuk pyesnin për mua'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Gálatas 1-3