-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Romanos 7:1|
Apo nuk e dini o vëllezër, (sepse unë po u flas njerëzve që e njohin ligjin), se ligji ka pushtet mbi njeriun për sa kohë ai rron?
-
2
|Romanos 7:2|
Sepse gruaja e martuar është e lidhur nga ligji me burrin deri sa ai rron, por, po i vdiq burri, lirohet nga ligji i burrit.
-
3
|Romanos 7:3|
Prandaj, nëse, kur i rron burri, ajo bashkohet me një burrë tjetër, do të quhet shkelëse e kurorës; por kur i vdes burri ajo është e liruar nga ligji, që të mos jetë shkelëse e kurorës, po u bë gruaja e një burrë tjetër.
-
4
|Romanos 7:4|
Kështu, pra, vëllezër të mi, edhe ju jeni të vdekur për ligjin me anë të trupit të Jezu Krishtit që të bashkoheni me një tjetër, që u ringjall prej të vdekurit, që t´i japim fryte Perëndisë.
-
5
|Romanos 7:5|
Sepse, kur ishim në mish, pasionet mëkatare që ishin me anë të ligjit, vepronin në gjymtyrët tona, duke sjellë fryte vdekjeje,
-
6
|Romanos 7:6|
por tani jemi zgjidhur nga ligji duke qënë të vdekur nga ç´ka na mbante të lidhur, prandaj shërbejmë në risinë e frymës dhe jo në vjetërsinë e shkronjës.
-
7
|Romanos 7:7|
Çfarë të themi, pra? Se ligji është mëkat? Ashtu mos qoftë! Mëkatin unë nuk do ta kisha njohur, veç se me anë të ligjit; sepse unë nuk do ta kisha njohur lakminë, po të mos thoshte ligji: "Mos lakmo!'.
-
8
|Romanos 7:8|
Por mëkati, duke marrë shkas nga ky urdhërim, ngjalli në mua çdo lakmi,
-
9
|Romanos 7:9|
sepse, pa ligj, mëkati është i vdekur. Dikur unë jetoja pa ligj, por, kur erdhi urdhërimi, mëkati u ngjall dhe unë vdiqa,
-
10
|Romanos 7:10|
dhe urdhërimi që u dha për jetë, më solli vdekjen.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10