-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Romanos 12:1|
O vëllezër, po ju bëj thirrje, nëpërmjet dhembshurisë së Perëndisë, ta paraqisni trupin tuaj si fli të gjallë, të shenjtëruar, të pëlqyer te Perëndia, që është shërbesa juaj e mënçur.
-
2
|Romanos 12:2|
Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë.
-
3
|Romanos 12:3|
Sepse, për hirin që më është dhënë, unë i them secilit prej jush të mos e vlerësojë veten më shumë se sa duhet ta çmojë, por të ketë një vlerësim të përkorë, sipas masës së besimit që Perëndia i ndau secilit.
-
4
|Romanos 12:4|
Sepse, sikurse në një trup kemi shumë gjymtyrë dhe të gjitha gjymtyrët nuk kanë të njëjtën funksion,
-
5
|Romanos 12:5|
kështu edhe ne, megjithse jemi shumë, jemi një trup në Krishtin dhe secili jemi gjymtyrë të njeri tjetrit.
-
6
|Romanos 12:6|
Dhe tani, duke pasur dhunti të ndryshme sipas hirit që na u dha, nëse kemi profecinë, të profetizojmë sipas masës së besimit;
-
7
|Romanos 12:7|
nëse kemi shërbim, le t´i kushtohemi shërbimit; po kështu mësuesi të jepet pas mësimit;
-
8
|Romanos 12:8|
dhe ai që nxit, le t´i kushtohet nxitjes; ai që ndan, le ta bëjë me thjeshtësi; ai që kryeson le të kryesojë me zell; ai që bën vepra mëshirë, le t´i bëjë me gëzim.
-
9
|Romanos 12:9|
Dashuria le të mos jetë me hipokrizi; urreni të keqen dhe ngjituni pas së mirës.
-
10
|Romanos 12:10|
Duani njeri tjetrin me dashuri vëllazërore; në nderim tregoni kujdes njeri me tjetrin.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7