-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Romanos 13:1|
Çdo njeri le t´i nënshtrohet pushteteve të sipërm, sepse nuk ka pushtet veçse prej Perëndisë; dhe pushtetet që janë, janë caktuar nga Perëndia.
-
2
|Romanos 13:2|
Prandaj ai që i kundërvihet pushtetit, i kundërvihet urdhërit të Perëndisë; dhe ata që i kundërvihen do të marrin mbi vete dënimin.
-
3
|Romanos 13:3|
Sepse eprorët s´ke pse t´i kesh frikë për vepra të mira, por për të këqijat; a do, pra, të mos i kesh frikë pushtetit? Bëj të mirën, dhe do të kesh lavdërim nga ai,
-
4
|Romanos 13:4|
sepse eprori është shërbëtor i Perëndisë për ty për të mirë; por, po të bësh të këqija, druaj, sepse nuk e mban kot shpatën; sepse ai është shërbëtor i Perëndisë, hakmarrës plot zemërim kundër atij që bën të keqen.
-
5
|Romanos 13:5|
Prandaj është e nevojshme t´i nënshtroheni, jo vetëm nga druajtje e zemërimit, por edhe për arsye të ndërgjegjes.
-
6
|Romanos 13:6|
Sepse për këtë paguani edhe tatimet, sepse ata janë shërbëtorë të Perëndisë, që i kushtohen vazhdimisht këtij shërbimi.
-
7
|Romanos 13:7|
I jepni, pra, secilit atë që i takon: tatimin atij që i përket, druajtje atij që është për t´u druajtur, nderimin atij që është për nderim.
-
8
|Romanos 13:8|
Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveç se ta doni njëri-tjetrin, sepse ai që e do tjetrin e tij e ka përmbushur ligjin.
-
9
|Romanos 13:9|
Sepse urdhërimet: "Mos shkel kurorë, mos vraj, mos vidh, mos thua dëshmi të rreme, mos lakmo', dhe në pastë ndonjë urdhërim tjetër, përmblidhen në këtë fjalë: "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!'.
-
10
|Romanos 13:10|
Dashuria nuk i bën keq të afërmit; dashuria, pra, është përmbushja e ligjit.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10