-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Romanos 14:11|
Sepse është shkruar: "Rroj unë, thotë Perëndia, se çdo gjë do të ulet para meje, dhe çdo gjuhë do ta lavdërojë Perëndinë!'.
-
12
|Romanos 14:12|
Kështu, pra, secili nga ne do t´i japë llogari Perëndisë për veten e vet.
-
13
|Romanos 14:13|
Prandaj të mos e gjykojmë më njeri tjetrin, por më tepër gjykoni këtë: mos i vini gur pengese ose skandal vëllait.
-
14
|Romanos 14:14|
Unë e di dhe jam plotësisht i bindur në Zotin Jezus, se asnjë gjë nuk është e ndyrë në vetvete, por për atë që çmon se diçka është e ndyrë, për atë është e ndyrë.
-
15
|Romanos 14:15|
Por nëse vëllai yt trishtohet për shkak të një ushqimi, ti nuk ecën më sipas dashurisë; mos e bëj atë të humbasë me ushqimin tënd atë për të cilin Krishti vdiq.
-
16
|Romanos 14:16|
Prandaj le të mos shahet e mira juaj,
-
17
|Romanos 14:17|
sepse mbretëria e Perëndisë nuk është të ngrënët dhe të pirët, por drejtësia, paqja dhe gëzimi në Frymën e Shenjtë.
-
18
|Romanos 14:18|
Sepse ai që i shërben Krishtit në këto gjëra, është i pëlqyer nga Perëndia dhe i miratuar nga njerëzit.
-
19
|Romanos 14:19|
Le të ndjekim, pra, ato që ndihmojnë për paqe dhe për ndërtimin e njëri-tjetrit.
-
20
|Romanos 14:20|
Mos e prish veprën e Perëndisë për ushqimin; vërtet, të gjitha gjëra janë të pastra, por bën keq kur dikush ha diçka që i është pengesë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 17-19