-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Romanos 15:21|
Por, sikurse është shkruar: "Ata, ndër të cilët nuk u qe shpallur, do të shohin, dhe ata që nuk kishin dëgjuar për të, do të kuptojnë'.
-
22
|Romanos 15:22|
Edhe për këtë arsye u pengova shumë herë të vij tek ju.
-
23
|Romanos 15:23|
Por tani, duke mos pasur më fushë veprimi për të ungjillizuar në këto vise, dhe duke pasur prej shumë vjetësh mall të vij tek ju,
-
24
|Romanos 15:24|
kur të shkoj në Spanjë, do të vij ndër ju; sepse shpresoj, pra, t´ju shoh dhe të më përcillni deri atje, pasi të kënaqem, sado pak, me ju.
-
25
|Romanos 15:25|
Por tani unë po shkoj në Jeruzalem, për t´u shërbyer shenjtorëve,
-
26
|Romanos 15:26|
sepse atyre nga Maqedonia dhe Akaia u pëlqeu të japin një ndihmesë për të varfërit që janë ndër shenjtorët e Jeruzalemit.
-
27
|Romanos 15:27|
Kjo u pëlqeu atyre me të vërtetë, sepse u janë debitorë; sepse, në qoftë se johebrenjtë, pra, janë bërë pjestarë bashkë me ta për të mirat frymërore, kanë detyrë t´u shërbejnë atyre edhe me të mira materiale.
-
28
|Romanos 15:28|
Si ta kem kryer këtë punë dhe t´ua kem dorëzuar këtë fryt, do të shkoj në Spanjë, duke kaluar nga ju.
-
29
|Romanos 15:29|
Dhe unë e di se, duke ardhur tek ju, do të vij në tërësinë e bekimeve të ungjillit të Krishtit.
-
30
|Romanos 15:30|
Dhe ju bëj thirrje, o vëllezër, për Zotin tonë Jezu Krisht dhe për dashurinë e Frymës, të luftoni bashkë me mua në lutje te Perëndia për mua,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13