-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Romanos 2:11|
Sepse te Perëndia nuk ka anësi.
-
12
|Romanos 2:12|
Në fakt të gjithë ata që kanë mëkatuar pa ligjin, do të humbasin gjithashtu pa ligj; dhe të gjithë ata që kanë mëkatuar nën ligjin do të gjykohen sipas ligjit,
-
13
|Romanos 2:13|
sepse jo ata që dëgjojnë ligjin janë të drejtë para Perëndisë, por ata që e zbatojnë ligjin do të shfajësohen.
-
14
|Romanos 2:14|
Në fakt kur johebrenjtë, që s´kanë ligjin, nga natyra bëjnë punët e ligjit, ata, megjithëse s´kanë ligjin, janë ligj për vetveten;
-
15
|Romanos 2:15|
këta tregojnë veprën e ligjit të shkruar në zemrat e tyre për dëshminë që jep ndërgjegja e tyre, dhe sepse mendimet e tyre shfajësojnë ose edhe akuzojnë njëri-tjetrin,
-
16
|Romanos 2:16|
ditën në të cilën Perëndia do të gjykojë të fshehtat e njerëzve me anë të Jezu Krishtit, sipas ungjillit tim.
-
17
|Romanos 2:17|
Ja, ti quhesh Jude, bazohesh mbi ligjin dhe lëvdohesh në Perëndinë,
-
18
|Romanos 2:18|
njeh vullnetin e tij dhe dallon gjërat e rëndësishme, duke qenë i mësuar prej ligjit,
-
19
|Romanos 2:19|
dhe je i bindur se je prijësi i të verbërve, drita e atyre që janë në errësirë,
-
20
|Romanos 2:20|
udhëzues i të marrëve, mësues i të miturve, sepse ke formën e njohurisë dhe të së vërtetës në ligj.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7