-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Romanos 8:11|
Dhe në qoftë se Fryma i atij që ringjalli Krishtin prej së vdekurish banon në ju, ai që e ringjalli Krishtin prej së vdekurish do t´u japë jetë edhe trupave tuaj vdekatarë me anë të Frymës së tij që banon në ju.
-
12
|Romanos 8:12|
Prandaj, vëllezër, ne jemi debitorë jo të mishit, që të rrojmë sipas mishit,
-
13
|Romanos 8:13|
sepse, po të rroni sipas mishit, ju do të vdisni; por, nëse me anë të Frymës i bëni të vdesin veprat e trupit, ju do të rroni.
-
14
|Romanos 8:14|
Sepse të gjithë ata që udhëhiqen nga Fryma e Perëndisë janë bij të Perëndisë.
-
15
|Romanos 8:15|
Sepse ju nuk keni marrë një frymë robërie, që të keni përsëri frikë, po keni marrë frymën e birërisë, me anë të së cilës ne thërrasim: "Aba, o Atë!'.
-
16
|Romanos 8:16|
Vetë Fryma i dëshmon frymës sonë se ne jemi bij të Perëndisë.
-
17
|Romanos 8:17|
Dhe nëse jemi bij, jemi dhe trashëgimtarë, trashëgimtarë të Perëndisë dhe bashkëtrashëgimtarë të Krishtit, nëse vuajmë më të dhe lavdohemi me të.
-
18
|Romanos 8:18|
Unë mendoj në fakt, se vuajtjet e kohës së tanishme nuk vlejnë aspak të krahasohen me lavdinë që do të shfaqet në ne.
-
19
|Romanos 8:19|
Sepse dëshira e flaktë e krijesës pret me padurim shfaqjen e bijve të Perëndisë,
-
20
|Romanos 8:20|
sepse krijesa iu nënshtrua kotësisë, jo me vullnetin e vet, po për shkak të atij që e nënshtroi,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13