-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Zacarías 1:21|
Unë pyeta: "Pse kanë ardhur këta, çfarë do të bëjnë?". Ai u përgjigj dhe tha: "Këta janë brirët që kanë shpërndarë Judën, kështu që askush nuk mund të çonte kokën lart, por këta kovaçë vijnë për t´i trembur, për të rrëzuar brirët e kombeve që e kanë ngritur bririn e tyre kundër vendit të Judës për ta shpërndarë".
-
1
|Zacarías 2:1|
I ngrita mandej sytë dhe shikova dhe ja, një burrë që mbante në dorë një litar për matje.
-
2
|Zacarías 2:2|
E pyeta: "Ku po shkon?". Ai m´u përgjigj: "Po shkoj të mas Jeruzalemin, për të parë sa është gjerësia e tij dhe sa është gjatësia e tij".
-
3
|Zacarías 2:3|
Dhe ja, engjëlli që fliste me mua doli përpara dhe një engjëll tjetër i doli përballë,
-
4
|Zacarías 2:4|
dhe i tha: "Rend, foli atij të riu dhe i thuaj: Jeruzalemi do të jetë i banuar si një qytet pa mure, për shkak të morisë së njerëzve dhe të kafshëve që do të jenë në të.
-
5
|Zacarías 2:5|
Sepse unë", thotë Zoti, "do të jem për të një mur zjarri rreth e qark dhe do të jem lavdia e tij në mes të tij".
-
6
|Zacarías 2:6|
Oh, oh! "Ikni nga vendi i veriut", thotë Zoti, "sepse ju kam shpërndarë si katër erërat e qiellit", thotë Zoti.
-
7
|Zacarías 2:7|
Oh, Sion, siguro shpëtimin, ti që banon bashkë me bijën e Babilonisë!
-
8
|Zacarías 2:8|
Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive: "Lavdia e tij më ka dërguar te kombet që ju kanë plaçkitur, sepse ai që ju prek prek beben e syrit të tij.
-
9
|Zacarías 2:9|
Ja, unë do ta tund dorën time kundër tyre dhe ata do të bëhen pre e atyre që u ishin nënshtruar atyre; atëherë do të pranoni që më ka dërguar Zoti i ushtrive.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 15-16