-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|1 Corintios 10:11|
Dhe të gjitha këto gjëra u ndodhën atyre si shëmbull, dhe janë shkruar për paralajmërimin tonë, për ne që jemi në mbarim të epokët.
-
12
|1 Corintios 10:12|
Prandaj ai që mendon se qëndron më këmbë, le të shohë se mos bjerë.
-
13
|1 Corintios 10:13|
Asnjë tundim nuk ju ka gjetur juve, përveç se tundimi njerëzor; por Perëndia është besnik dhe nuk do të lejojë që t´ju tundojnë përtej fuqive tuaja, por me tundimin do t´ju japë dhe rrugë dalje, që ju të mund ta përballoni.
-
14
|1 Corintios 10:14|
Prandaj, të dashurit e mi, largohuni nga idhujtaria.
-
15
|1 Corintios 10:15|
Po ju flas si të mënçur, gjykojeni ju atë që them:
-
16
|1 Corintios 10:16|
kupa e bekimit, që ne bekojmë, a nuk është vallë pjesëmarrje në gjakun e Krishtit? Buka që ne thyejmë, a nuk është vallë pjesëmarrje në trupin e Krishtit?
-
17
|1 Corintios 10:17|
Sepse ne të shumtit, jemi një bukë, një trup, sepse të gjithë marrim pjesë në të vetmen bukë.
-
18
|1 Corintios 10:18|
Shikoni Izraelin sipas mishit: ata që hanë flijimet a nuk janë pjesëmarrës të altarit?
-
19
|1 Corintios 10:19|
Çfarë them, pra? Se idhulli është diçka? Apo se ajo që u është flijuar idhujve është diçka?
-
20
|1 Corintios 10:20|
Jo, por them se gjërat që flijojnë johebrenjtë, ua flijojnë demonëve dhe jo Perëndisë; tani unë nuk dua që ju të keni pjesë me demonët.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Reyes 17-19