-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|1 Corintios 6:1|
A guxon ndonjë nga ju, kur ka ndonjë çështje kundër një tjetri, të gjykohet përpara të padrejtëve dhe jo përpara shenjtorëve?
-
2
|1 Corintios 6:2|
A nuk e dini ju se shenjtorët do të gjykojnë botën? Dhe nëse bota do të gjykohet nga ju, a thua nuk jeni të zotët të gjykoni gjërat më të vogla?
-
3
|1 Corintios 6:3|
A nuk e dini ju se ne do të gjykojmë engjëj? Dhe aq më tepër mund të gjykojmë gjërat e kësaj jete!
-
4
|1 Corintios 6:4|
Pra, në qoftë se keni për të gjykuar çështje të kësaj jete, vini gjykatës ata që çmohen më pak në kishë.
-
5
|1 Corintios 6:5|
Këtë e them për turpin tuaj. Kështu midis jush nuk paska asnjë të urtë, i cili të jetë i zoti të gjykojë në mes të vëllezërve të tij?
-
6
|1 Corintios 6:6|
Por një vëlla hyn në gjyq me të vë-llanë, dhe kjo përpara të pabesëve.
-
7
|1 Corintios 6:7|
Gjithsesi është një e keqe që të keni gjyqe njëri me tjetrin. Pse nuk lejoni më mirë që t´ju bëhet padrejtësi? Pse nuk lejoni më mirë që të mashtroheni?
-
8
|1 Corintios 6:8|
Po, përkundrazi, ju bëni padrejtësi dhe mashtroni, dhe këto ua bëni vëllezërve.
-
9
|1 Corintios 6:9|
A nuk e dini ju se të padrejtët nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë? Mos u gënjeni: as kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët,
-
10
|1 Corintios 6:10|
as vjedhësit, as lakmuesit, as pijanecët, as përqeshësit, as grabitësit nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Jueces 1-3