-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|1 Corintios 7:1|
Tani lidhur me ato që më shkruat, mirë është për njeriun të mos prekë grua.
-
2
|1 Corintios 7:2|
Por, për shkak të kurvërimit, le të ketë secili gruan e vet dhe secila grua burrin e vet.
-
3
|1 Corintios 7:3|
Burri le të kryejë detyrën martesore ndaj gruas, po ashtu edhe gruaja ndaj burrit.
-
4
|1 Corintios 7:4|
Gruaja nuk ka pushtet mbi trupin e vet, por burri; gjithashtu burri nuk ka pushtet mbi trupin e vet, por gruaja.
-
5
|1 Corintios 7:5|
Mos ia privoni njëri-tjetrit, rveç në qoftë se jeni marrë vesh, për një farë kohe, që t´i kushtoheni agjërimit dhe lutjes, dhe përsëri ejani bashkë që të mos ju tundojë Satani për shkak të mungesës së vetkontrollit tuaj.
-
6
|1 Corintios 7:6|
Dhe këtë unë e them si leje, jo si urdhërim,
-
7
|1 Corintios 7:7|
sepse do të doja që të gjithë njerëzit të ishin si unë; por secili ka dhunti të veçantë nga Perëndia, njeri kështu dhe tjetri ashtu.
-
8
|1 Corintios 7:8|
Por të pamartuarve dhe grave të veja po u them se për ta është mirë nëse qëndrojnë si unë,
-
9
|1 Corintios 7:9|
por në qoftë se s´kanë vetkontroll, le të martohen, sepse është më mirë të martohesh se të digjesh.
-
10
|1 Corintios 7:10|
Kurse të martuarve u urdhëroj, jo unë, por Zoti, që gruaja të mos ndahet nga burri,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Samuel 17-19