-
-
Bibla Shqiptare
-
-
31
|1 Corintios 7:31|
dhe ata që përdorin nga kjo botë, sikur të mos e përdornin, sepse forma e kësaj bote po kalon.
-
32
|1 Corintios 7:32|
Dhe unë dëshiroj që ju të jeni pa merak. I pamartuari merakoset për gjërat e Zotit, si mund t´i pëlqejë Zotit;
-
33
|1 Corintios 7:33|
por i martuari merakoset për gjërat e botës, si mund t´i pëlqejë gruas së tij.
-
34
|1 Corintios 7:34|
Ka dallim gruaja nga virgjëresha; e pamartuara kujdeset për gjërat e Zotit që të jetë e shenjtë në trup e në frymë, kurse e martuara kujdeset për gjërat e botës, si mund t´i pëlqejë burrit.
-
35
|1 Corintios 7:35|
Edhe këtë unë e them për dobinë tuaj, jo që t´ju vë një lak, po që të jeni të hijshëm dhe t´i kushtoheni Zotit pa u shkëputur.
-
36
|1 Corintios 7:36|
Por nëqoftëse dikush mendon të sillet në mënyrë të pahijshme ndaj virgjëreshës së tij, kur asaj i kalon lulja e kohës, edhe duhet të bëhet kështu, le të bëjë çfarë të dojë; le të martohen.
-
37
|1 Corintios 7:37|
Por ai që është i qëndrueshëm në zemër të vet dhe që nuk i nënshtrohet nevojës, por është zot i vullnetit të vet dhe e ka vendosur në zemër të vet të ruajë virgjëreshën e tij, bën mirë.
-
38
|1 Corintios 7:38|
Prandaj ai që marton bën mirë, ai që nuk e marton bën edhe më mirë.
-
39
|1 Corintios 7:39|
Gruaja është e lidhur për sa kohë rron burri i saj; por, në qoftë se i vdes burri, ajo është e lirë të martohet me cilin të dojë, veçse kjo punë të bëhet në Zotin.
-
40
|1 Corintios 7:40|
Por, sipas gjykimit tim, ajo është më e lumtur, po mbeti ashtu; dhe mendoj se edhe unë kam Frymën e Perëndisë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Crónicas 25-27