-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|1 Corintios 10:1|
Sepse, o vëllezër, unë nuk dua që ju të mos edini se gjithë etërit tanë ishin nën renë, dhe të gjithë shkuan nëpër det,
-
2
|1 Corintios 10:2|
dhe të gjithë u pagëzuan për Moisinë në re dhe në det,
-
3
|1 Corintios 10:3|
të gjithë hëngrën të njëjtën ushqim frymëror,
-
4
|1 Corintios 10:4|
dhe të gjithë pinë të njëjtën pije frymërore, sepse pinin prej shkëmbi frymëror që i ndiqte; edhe ky shkëmb ishte Krishti.
-
5
|1 Corintios 10:5|
Por Perëndia nuk pëlqeu shumicën prej tyre; sepse ranë të vdekur në shkretëtirë.
-
6
|1 Corintios 10:6|
Dhe këto u bënë si shembuj për ne, që ne të mos dëshirojmë gjëra të liga, ashtu si dëshiruan ata,
-
7
|1 Corintios 10:7|
dhe që të mos bëheni idhujtarë si disa nga ata, sikurse është shkruar: "Populli u ul që të hajë dhe të pijë, dhe u ngrit për të luajtur'.
-
8
|1 Corintios 10:8|
Dhe të mos kurvërojmë, ashtu si kurvëruan disa nga ata edhe ranë të vdekur në një ditë njëzet e tre mijë.
-
9
|1 Corintios 10:9|
Dhe të mos e tundojmë Krishtin, ashtu si e tunduan disa nga ata dhe u vranë nga gjarpërinjtë.
-
10
|1 Corintios 10:10|
Dhe mos u ankoni, ashtu si u ankuan disa nga ata, dhe u vranë nga shkatërruesi.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Éxodo 39-40