-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|1 Corintios 8:1|
Për sa u përket flijimeve për idhujt, ne e dime se të gjithë kemi njohuri; njohuria krekos, kurse dashuria ndërton.
-
2
|1 Corintios 8:2|
Në qoftë se dikush mendon se di diçka, ai nuk di ende asgjë sikundër duhet të dijë.
-
3
|1 Corintios 8:3|
Por në qoftë se dikush e do Perëndinë, ai është i njohur prej tij.
-
4
|1 Corintios 8:4|
Pra, për sa i përket të ngrënit të flive që u bëhen idhujve, ne e dimë se idhulli nuk është asgjë në botë dhe se nuk ka Perëndi tjetër, veç një.
-
5
|1 Corintios 8:5|
Sepse, ndonëse ka të ashtuquajtura perëndi në qiell a në tokë (sikurse ka shumë perëndi dhe shumë zotër),
-
6
|1 Corintios 8:6|
për ne s´ka veçse një Perëndi, Ati nga i cili janë të gjitha gjërat dhe ne në të; dhe një Zot, Jezu Krishti, me anë të të cilit janë të gjitha gjërat, dhe ne jetojmë me anë të tij.
-
7
|1 Corintios 8:7|
Por njohuria nuk është në të gjithë; madje disa, të ndërgjegjshëm për idhullin, hanë gjëra posi të flijuara idhujve; dhe ndërgjegja e tyre, duke qenë e dobët, përlyhet.
-
8
|1 Corintios 8:8|
Por të ngrënit nuk na çon te Perëndia; po të hamë, nuk fitojmë asgjë më tepër dhe, po të mos hamë, s´kemi gjë më pak.
-
9
|1 Corintios 8:9|
Por kini mendjen se mos kjo liri që keni të bëhet pengesë për të dobëtit.
-
10
|1 Corintios 8:10|
Sepse, në qoftë se dikush të sheh ty, që ke njohuri, të ulur në tryezë në një tempull idhujsh, ndërgjegja e tij, që është e dobët, a nuk do të marrë guxim që ai të hajë gjërat e flijiuara për idhujt?
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 1-4