-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|1 Corintios 7:21|
A je thirrur kur ishe skllav? Mos u pikëllo; por nëse mund të bëhesh i lirë, më mirë ta bësh këtë.
-
22
|1 Corintios 7:22|
Sepse ai që është thirrur në Zotin kur ishte skllav, është i liruari i Zotit; po ashtu ai që është thirrur kur ishte i liruar, është skllav i Krishtit.
-
23
|1 Corintios 7:23|
Ju jeni blerë me një çmim, mos u bëni skllevër të njerëzve.
-
24
|1 Corintios 7:24|
Vëllezër, secili le të mbetet te Perëndia në gjendjen në të cilën është thirrur.
-
25
|1 Corintios 7:25|
Por për sa u takon virgjëreshave, s´kam urdhër nga Zoti, por po jap një mendim si njeri që kam fituar mëshirën e Zotit për të qenë i besueshëm.
-
26
|1 Corintios 7:26|
Mendoj se është mirë për njeriun të jetë kështu siç është, për shkak të ngushticës së tanishme.
-
27
|1 Corintios 7:27|
Je i lidhur me një grua? Mos kërko të zgjidhesh. Je i zgjidhur nga gruaja? Mos kërko grua.
-
28
|1 Corintios 7:28|
Por, edhe në qoftë se martohesh, ti nuk mëkaton; edhe nëse një virgjëreshë martohet, nuk mëkaton; por këta do të kenë shtrëngim në mish; dhe unë dëshiroj t´ju kursej juve.
-
29
|1 Corintios 7:29|
Dhe po ju them këtë, o vëllezër, se koha tanimë është shkurtuar; kështu tash e tutje edhe ata që kanë gra të jenë si ata që nuk kanë;
-
30
|1 Corintios 7:30|
dhe ata që qajnë, sikurse të mos qanin; dhe ata që gëzohen, sikurse të mos gëzoheshin; dhe ata që blejnë, sikur të mos kishin gjë në zotërim;
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Crónicas 25-27