-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|1 Corintios 11:21|
sepse, në të ngrënët, gjithësecili merr darkën e vet më përpara; dhe njëri ka uri dhe tjetri është i dehur.
-
22
|1 Corintios 11:22|
A nuk keni, pra, shtëpi për të ngrënë e për të pirë? Apo përbuzni kishën e Perëndisë dhe turpëroni ata që s´kanë asgjë? Çfarë t´ju them juve? t´ju lavdëroj? Për këtë nuk ju lëvdoj.
-
23
|1 Corintios 11:23|
Sepse unë mora nga Zoti atë që ju transmetova edhe juve; se Zoti Jezus, në atë natë që po tradhtohej, mori bukën
-
24
|1 Corintios 11:24|
dhe, si falënderoi, e theu dhe tha: "Merrni, hani; ky është trupi im që është thyer për ju; bëni këtë në përkujtimin tim'.
-
25
|1 Corintios 11:25|
Gjithashtu, pas darkës, mori edhe kupën, duke thënë: "Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim; bëni këtë sa herë që të pini, në përkujtimin tim'.
-
26
|1 Corintios 11:26|
Sepse sa herë të hani nga kjo bukë ose të pini nga kjo kupë, ju shpallni vdekjen e Zotit, derisa ai të vijë.
-
27
|1 Corintios 11:27|
Prandaj ai që ha nga kjo bukë ose pi nga kjo kupë e Zotit padenjësisht, do të jetë fajtor i trupit dhe i gjakut të Zotit.
-
28
|1 Corintios 11:28|
Por secili të shqyrtojë vetveten dhe kështu të hajë nga buka e të pijë nga kupa,
-
29
|1 Corintios 11:29|
sepse ai që ha dhe pi padenjësisht, ha dhe pi një dënim për veten e tij, sepse nuk e dallon trupin e Zotit.
-
30
|1 Corintios 11:30|
Për këtë arsye ka në mes jush shumë të dobët e të sëmurë, dhe shumë vdesin.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Reyes 20-21