-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|1 Corintios 12:1|
Edhe për sa u përket dhuntive frymërore, o vëllezër, nuk dua të jeni të paditur.
-
2
|1 Corintios 12:2|
Ju e dini se, kur ishit paganë, tërhiqeshit pas idhujve të pagojë, nën shtytje të çastit.
-
3
|1 Corintios 12:3|
Prandaj ju bëj të ditur se askush që flet në Frymën e Shenjtë nuk thotë: "Mallkuar qoftë Jezusi!'; edhe asnjë nuk mund të thotë: "Jezusi është Zot', veç se në Frymën e Shenjtë.
-
4
|1 Corintios 12:4|
Ka larmi dhuntish, por i njëjti Frymë.
-
5
|1 Corintios 12:5|
Ka edhe larmi shërbimësh, por i njëjti Zot.
-
6
|1 Corintios 12:6|
Dhe ka larmi veprimtarish por është i njejti Perëndi i cili i bën të gjitha gjërat në të gjithë.
-
7
|1 Corintios 12:7|
Dhe secilit i jepet shfaqja e Frymës për dobinë e përbashkët.
-
8
|1 Corintios 12:8|
Dikujt, pra, i jepet, me anë të Frymës, fjalë diturie; një tjetri, sipas të po atij Frymë, fjalë njohurie;
-
9
|1 Corintios 12:9|
një tjetri besim, nga po ai Frymë; një tjetri dhuntitë e shërimeve, nëpërmjet po atij Frymë; një tjetri pushtet për të kryer veprime të fuqishme; një tjetri profeci; një tjetri të dallojë frymërat;
-
10
|1 Corintios 12:10|
një tjetri larmi gjuhësh; një tjetri interpretimi i gjuhëve.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7