-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|1 Corintios 14:21|
Në ligj është shkruar: "Unë do t´i flas këtij populli në gjuhë të huaja dhe me buzë të tjera, por as kështu nuk do të më dëgjojnë', thotë Zoti.
-
22
|1 Corintios 14:22|
Prandaj gjuhët janë një shenjë jo për ata që besojnë, por për jobesimtarë, kurse profecia nuk është për jobesimtarë, po për besimtarë.
-
23
|1 Corintios 14:23|
Pra, në qoftë se, kur gjithë kisha është mbledhur në një vend, të gjithë flasin gjuhëra dhe hyjnë profanë ose jobesimtarë, a nuk do të thonë se ju kanë dalë mendtë?
-
24
|1 Corintios 14:24|
Por, në qoftë se profetizojnë të gjithë dhe hyn një jobesimtar ose një profan, ai bindet nga të gjithë dhe gjykohet nga të gjithë.
-
25
|1 Corintios 14:25|
Dhe kështu të fshehtat e zemrës së tij zbulohen; edhe kështu, duke rënë me faqe përmbys, do të adhurojë Perëndinë, duke deklaruar se Perëndia është me të vërtetë midis jush.
-
26
|1 Corintios 14:26|
Ç´duhet bërë, pra, o vëllezër? Kur të mblidheni, secili nga ju ka një psalm, një mësim, fjalim në gjuhë tjetër, zbulesë, interpretim, çdo gjë le të bëhet për ndërtim.
-
27
|1 Corintios 14:27|
Nëse ndonjë flet në gjuhë tjetër, le të bëhet kjo nga dy a më të shumtën tre vetë dhe njeri pas tjetrit, dhe një le të interpretojë.
-
28
|1 Corintios 14:28|
Por nëse nuk ka iterpretues, le të heshtë në kishë dhe le të flasë me veten e tij dhe me Perëndinë.
-
29
|1 Corintios 14:29|
Le të flasin dy a tre profetë, dhe të tjerët të gjykojnë.
-
30
|1 Corintios 14:30|
Por nëse ka një zbulesë ndonjë tjetër që rri ulur, le të heshtë i pari.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 1-4