-
-
Bibla Shqiptare
-
-
31
|1 Corintios 15:31|
Përditë unë po vdes për shkak të mburrjes për ju, që kam në Krishtin Jezu, Zotin tonë.
-
32
|1 Corintios 15:32|
Nëse u ndesha në Efes si njeri kundër bishave, ç´dobi kam? Në qoftë se të vdekurit nuk ringjallen, le të hamë e të pimë, sepse nesër do të vdesim.
-
33
|1 Corintios 15:33|
Mos u gënjeni; shoqëritë e këqija prishin zakonet e mira.
-
34
|1 Corintios 15:34|
Zgjohuni për drejtësinë dhe mos mëkatoni, sepse disa nga ju nuk e njohin Perëndinë; për turpin tuaj po ua them.
-
35
|1 Corintios 15:35|
Por do të thotë ndonjë: "Si ringjallen të vdekurit, edhe me ç´trup do të vijnë?'.
-
36
|1 Corintios 15:36|
O i pamend! Atë që ti mbjell, nuk ngjallet, nëse nuk vdes përpara.
-
37
|1 Corintios 15:37|
Dhe atë që mbjell, ti nuk mbjell trupin që do të bëhet, por një kokërr të zhveshur, ndoshta nga grurë ose ndonjë farë tjetër.
-
38
|1 Corintios 15:38|
Po Perëndia i jep trup si të dojë, secilës farë trupin e vet.
-
39
|1 Corintios 15:39|
Jo çdo mish është i njëjti mish; por tjetër është mishi i njerëzve, tjetër mishi i bagëtive, tjetër i peshqve dhe tjetër i shpendëve.
-
40
|1 Corintios 15:40|
Dhe ka trupa qiellorë dhe trupa tokësorë; por tjetër është lavdia e trupave qiellorë e tjetër e atyreve të tokës.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Reyes 20-21