- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|1 Corintios 16:1|
									Sa për të mbledhurit e ndihmave për shenjtorët, bëni edhe ju ashtu si i urdhërova kishat e Galatisë.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|1 Corintios 16:2|
									Të parën ditë të çdo jave, secili nga ju le të vërë mënjanë aq sa mundet sipas të ardhurave të tij, që, kur të vij, të mos bëhen atëherë mbledhje ndihmash.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|1 Corintios 16:3|
									Edhe, kur të vij, ata që ju do të miratoni, unë do t´i dërgoj me letra, që të çojnë në Jeruzalem dhuratën tuaj bujare.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|1 Corintios 16:4|
									Dhe po të jetë e udhës që të shkoj vetë, ata do të shkon me mua.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|1 Corintios 16:5|
									Edhe unë do të vij te ju, pasi të kem kaluar nëpër Maqedoni.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|1 Corintios 16:6|
									Dhe ndoshta do të rri te ju, ose edhe të dimëroj, që ju të më përcillni kudo që të shkoj.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|1 Corintios 16:7|
									Sepse kësaj here nuk dua t´ju shoh vetëm kalimthi, por shpresoj të rri pak kohë pranë jush, në dashtë Zoti.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|1 Corintios 16:8|
									Dhe unë do të rri në Efes deri për Rrëshajët,									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|1 Corintios 16:9|
									sepse m´u hap një derë e madhe dhe e efektshme, dhe kundërshtarë ka shumë.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|1 Corintios 16:10|
									Tani, nëse vjen Timoteu, kujdesuni që të rrijë me ju pa druajtje, sepse ai punon për veprën e Zotit ashtu si unë.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18