-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|1 Corintios 4:11|
Deri tani vuajmë nga uria, etja, e jemi të zhveshur; jemi të qëlluar me shuplaka dhe endemi pa shtëpi,
-
12
|1 Corintios 4:12|
dhe mundohemi, duke punuar me duart tona; duke qenë të fyer, bekojmë; duke qenë të përndjekur, durojmë;
-
13
|1 Corintios 4:13|
duke qenë të sharë, lutemi; jemi bërë si pisllëku i botës, porsi plehrat e të gjithëve deri më sot.
-
14
|1 Corintios 4:14|
Këto gjëra nuk po i shkruaj që t´ju turpëroj, por që t´ju paralajmëroj si fëmijët e mi të dashur.
-
15
|1 Corintios 4:15|
Sepse, edhe sikur të kishit dhjetë mijë mësues në Krishtin, nuk do të kishit shumë etër, sepse unë ju kam dhënë jetë në Krishtin Jezus, me anë të ungjillit.
-
16
|1 Corintios 4:16|
Prandaj ju bëj thirrje të bëheni imituesit e mi.
-
17
|1 Corintios 4:17|
Për këtë arsye ju kam dërguar Timoteun, që është biri im i dashur dhe besnik në Zotin. Ky do t´ju kujtojë udhët e mia në Krishtin ashtu siç mësoj kudo në çdo kishë.
-
18
|1 Corintios 4:18|
Dhe disa u krekosën, sikur nuk do të vija më te ju;
-
19
|1 Corintios 4:19|
por shpejt kam për të ardhur te ju, në dashtë Zoti, dhe kam për të njohur jo fjalën, po fuqinë e atyre që janë krekosur,
-
20
|1 Corintios 4:20|
sepse mbretëria e Perëndisë nuk qëndron në fjalë, por në fuqi.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Éxodo 39-40