-
-
Bibla Shqiptare
-
-
2
|2 Corintios 4:2|
Ne kemi hequr dorë plotësisht nga gjërat e turpshme që bëhen në fshehtësi, duke mos ecur me dinakëri, duke mos falsifikuar aspak fjalën e Perëndisë, por duke shfaqur të vërtetën, ne ia rekomandojmë veten tonë ndërgjegjes së çdo njeriu përpara Perëndisë.
-
3
|2 Corintios 4:3|
Dhe, në qoftë se ungjilli ynë është ende i mbuluar me vel, ai është i mbuluar për ata që humbin,
-
4
|2 Corintios 4:4|
të cilëve perëndia i këtij shekulli ua verboi mendjet e atyre që nuk besojnë, që drita e ungjillit të lavdisë së Krishtit, që është shëmbëllimi i Perëndisë, të mos ndriçojë tek ata.
-
5
|2 Corintios 4:5|
Sepse ne nuk predikojmë, pra, veten tonë, por Jezu Krishtin, Zotin, dhe jemi shërbëtorët tuaj për hir të Jezu Krishtit,
-
6
|2 Corintios 4:6|
sepse Perëndia që tha: "Le të ndriçojë drita në errësirë', është i njëjti që shkëlqeu në zemrat tona për t´na ndriçuar në njohurinë e lavdisë së Perëndisë, në fytyrën e Jezu Krishtit.
-
7
|2 Corintios 4:7|
Dhe ne e kemi këtë thesar në enë prej balte që epërsia pashoqe e kësaj fuqie të jetë nga Perëndia dhe jo nga ne.
-
8
|2 Corintios 4:8|
Ne jemi të shtrënguar në çdo mënyrë, por nuk jemi të ngushtuarderi në fund; jemi ndërdyshas por jo të dëshpëruar;
-
9
|2 Corintios 4:9|
jemi të përndjekur por jo të braktisur; të rrëzuar, por jo të shkatëruar;
-
10
|2 Corintios 4:10|
kurdo ne e mbajmë në trupin tonë vdekjen e Zotit Jezus, që edhe jeta e Jezusit të shfaqet në trupin tonë.
-
11
|2 Corintios 4:11|
Ne që jetojmë, jemi vazhdimisht të dorëzuar në vdekje për Jezusin, që edhe jeta e Jezusit të shfaqet në mishin tonë të vdekshëm.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7