-
-
Bibla Shqiptare
-
-
4
|2 Corintios 5:4|
Sepse ne që jemi në këtë çadër psherëtijmë duke qenë të rënduar, dhe për këtë arsye nuk duam, pra, të na zhveshin, por të na veshin, që ç´është e vdekshme të përpihet nga jeta.
-
5
|2 Corintios 5:5|
Dhe ai që na ka formuar pikërisht për këtë është Perëndia, i cili na dha edhe kaparin e Frymës.
-
6
|2 Corintios 5:6|
Ne, pra, kemi gjithnjë siguri besimi dhe e dimë se gjersa banojmë në trup, jemi larg Zotit,
-
7
|2 Corintios 5:7|
sepse ecim nëpërmjet besimit dhe jo nëpërmjet vizionit.
-
8
|2 Corintios 5:8|
Por jemi të sigurt dhe na parapëlqen më tepër ta lëmë trupin dhe të shkojmë e të banojmë bashkë me Zotin.
-
9
|2 Corintios 5:9|
Prandaj edhe përpiqemi t´i pëlqejmë atij, qoftë duke banuar në trup, qoftë duke e lënë atë.
-
10
|2 Corintios 5:10|
Sepse ne të gjithë duhet të dalim para gjyqit të Krishtit, që secili merr shpagimin e gjërave që ka bërë me anë të trupit, në bazë të asaj që ka bërë, qoftë në të mirën apo në të keqen.
-
11
|2 Corintios 5:11|
Duke e njohur frikën e Zotit, ne bindim njerëzit dhe jemi njohur nga Perëndia; dhe unë shpresoj se edhe në ndërgjegjet tuaja të jemi njohur.
-
12
|2 Corintios 5:12|
Sepse ne nuk e rekomandojmë përsëri veten ndaj jush, por ju japim rastin të krenoheni për ne, që të keni çfarë t´u përgjigjeni atyre që krenohen me dukjen dhe jo me zemër.
-
13
|2 Corintios 5:13|
Sepse, nëse nuk jemi në vete, jemi për Perëndinë, dhe në qoftë se jemi me mend në kokë, jemi për ju.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7